Një lajm i hidhur ka ardhur për tifozët e Juventusit. Në fund të sezonit klubi italian dhe Paolo Dibala ndajnë rrugët. Drejtuesit e bardhezinjve kanë takuar mëngjesin e sotëm agjentin e argjentinasit, por në fund nuk ka pasur shtërngim duarsh.
“Sky Sports” raporton se Dibala nuk do të nënshkruajë një rinovim kontrate me kushtet e ofruara nga Juventusi. Kështu klubi më i trofeshëm në Serie A humbet “diamantin” e tij me parametër 0. Sigurisht që vera ka për të qenë e nxehtë për argjentinasin, teksa një lojtar si ai është një dëshirë për çdo skuadër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/