Ishte i zemëruar pas ndeshjes, Xavi habit dhe kritikon lojtarët që po fitonin 4-0 ndaj Realit të Madridit: Mund të bënit më mirë…

As një fitore 4-0 ndaj Realit të Madridit nuk e kënaq trajnerin e Barcelonë. Xavi ishte disi i zemëruar pas ndeshjes me mënyrën sesi u soll ekipi në minutat e fundit, ndërsa kërkon edhe perfeksionin sa i përket kontrollit të topit, duke u shqetësuar në çdo moment që gabohet dhe i dorëzohet kundërshtarit.

“Ne po fitonim me shifrat 4-0, por sërish duhet të vraposh, të ndihmosh mbrojtësat anësor. Loja zgjat 90 minuta. Në ndeshjet e tjera, një humbje topi mund të kushtojë shumë. Zemërohem shumë kur e humbasim topin. Mund të kishim luajtur më mirë në fund të ndeshjes”, tha Xavi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online