Humbja me Hertën e Berlinit nuk ia ka hequr buzëqeshjen sulmuesit të Bajern Mynih, Robert Levandovskit. Polaku i ka lejuar vetes disa momente zbavitje dhe ka marrë pjesë në festën e birrës “October Fest”.
30-vjeçari ka qenë në shoqërinë e gruas së tij, Ana Levandovska, e cila është një yll ndërkombëtar në sportin e karatesë. Çifti ka marrë pjesë në festën e përvitshme që organizohet në Mynih dhe ishin në shoqërinë e disa miqve të tyre.
Robert dhe Ana ishin veshur me veshjen tradicionale bavareze dhe u panë në humor dhe të lumtur gjatë gjithë festes.