Kjo e sotmja ka qenë një ditë e mirë për Salernitanën, por jo për Frederik Veselin. Lojtari shqiptar ishte duke luajtur mirë kundër Empolit, megjithëse nuk ka arritu ta çojë takimin deri në fund. Gjatë pjesës së parë mbtojtësi merr një përplasje të fuqishme kokë më kokë me një prej shokëve të tij të skuadrës.
Nga godita, Veseli është rrëzuar menjëherë përtokë e madje duke humbur ndjenjat për pak sekonda. Kjo ka sjellë panik te lojtarët dhe në stolin e Salernitanës, ndërsa stafi mjekësor ka shkuar menjëherë të japë ndihmën e duhur.
Futbollisti i Kombëtares kuqezi është zëvendësuar në përfundim të pjesës së parë dhe është dërguar në spitalin e qytetetit. Aty Veseli i është nënshtruar një skaneri për të parë rreziqet e goditjes së pësuar, megjithëse situata duket nën kontroll për të./Halit Delibashi-Sport Ekspres/