Moment “jo” për Hebajn,  Partizani pret çlirimin

Rubin Hebaj është marrë në huazim nga Domzhale dhe Partizani verën e ardhshme nëse dëshiron mund ta blejë duke paguar 100 mijë euro për kartonin e tij. Sllovenët e morën falas nga Vllaznia falë një klauzole që shkodrani kishte nën kontratë, por për të në sezonin e parë nuk pati hapësira.

Pavarësisht kësaj shënoi katër gola në kampionat, duke treguar se di të realizojë. Partizani besoi shumë se mund t’i udhëhiqte këtë sezon dhe me shumë vështirësi arriti ta transferojë Hebajn.

Në tre ndeshjet e para në kampionat nuk ka mundur dot që të gjejë rrugën e rrjetës dhe kjo jo vetëm për fajin e tij. Shërbehet pak dhe duket sikur është një pjesë e ndarë e ekipit. Kjo ka bërë që edhe trajneri Gega ta zëvendësojë.

Por nëse te Partizani është aktivizuar, mbrëmë me Shpresat ndaj Spanjës nuk pati asnjë minutë për të, duke konfirmuar në njëfarë mënyrë momentin jo të mirë që po kalon sulmuesi.

Trajneri i të kuqve, Skënder Gega, ka shprehur besimin maksimal ndaj Hebajt, i cili me shënimin e golit të parë mund të çlirohet dhe në aspektin psikologjik.  Të gjithë presin golat e sulmuesit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *