“Modulin me 3 mbojtës e shikonin me mosbesim”, Gasperini i drejtohet skeptikëve: Tani vetë klubet e mëdha na kopjojnë

Xhan Piero Gasperini është arkitekti që ka ngritur një kryevepër si Atalanta. Një skuadër e furishme që nuk ndalet së shënuari dhe që gjithnjë di si të kënaqë sytë e tifozëve me lojën e zhvilluar në fushë. Trajneri italian ka zbatuar që nga fillimi modulin 3-5-2 në skuadrat ku ka drejtuar, megjithëse një skemë e tillë nuk shihej me sy të mirë në Itali. Dikur kosiderohej një tabu dhe një burim kritikash, por koha e ka treguar se moduli i aplikuar ka dhënë rezultatet e veta, madje edhe klubet më të mëdha italiane kanë filluar ta kopjojnë. Këtë mendim ndan Gasperini në një intervistë për “Sport Festival”.

“Mbrojtja me 3 konsiderohej me mosbesim. Tani vetë Interi, Roma, Juve, Lazio luajnë me një mbrojtje prej tre personash. Unë e kisha përdorur atë në Xhenoa, është një mënyrë më e mirë për të ndërtuar ndeshjen nga mbrapa. Kohët kanë kaluar dhe pastaj rezultatet e kanë treguar. Në Evropë ata thonë se nuk është akoma kështu, por unë e kam mësuar këtë në Evropë.

Këtë vit ne shkojmë të luajmë në “Anfield” dhe me Ajax, kundër ekipeve që kanë fituar Ligën e Kampionëve. Shkolla Hollandeze ka ndikuar shumë në vizionin tim, ata kontribuan shumë në trajnimin tim. Ne takojmë disa monstra të shenjtë, por arrijmë atje jo vetëm me ambicien për të bërë një përshtypje të mirë, por edhe me atë të kalimit të turit”, ka thënë Gasperini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online