Modriç i vendosur, në fushë më 15 gusht

Luka Modriç ishte një nga lojtarët më të spikatur në Kupën e Botës. Mesfushori e udhëhoqi skuadrën e tij deri në finalen e madhe me Francën, por nuk arriti dot që ta ngrinte trofeun. Aktualisht 32-vjeçari është me pushime në Kroaci dhe po shijon pushimet pas një vere të madhe, por dhe të lodhshme.

Gjithsesi, pushimet nuk do të zgjasin dhe për shumë, edhe pse ai ishte një nga lojtarët që ka luajtur më shumë një Francë, duke qenë titullar i padiskutueshëm. Duhet kujtuar që Kroaci një pjesë të ndeshjeve i çoi në kohën shtesë.

Edhe pse pushimi nuk ka qenë absolut, për Modriç ka qenë i mjaftueshëm, kjo për faktin se ai është gati që të bashkohet me Realin, vetëm për një arsye: do të jetë në fushë në 15 gusht.

Reali luan ndeshjen e parë zyrtare të sezonit më 15 gusht me Atletikon e Madridit, takim ky i vlefshëm për Superkupën e Europës. Modriç nuk do që të humbasë kohë dhe do ta kurorëzojë një vit siç duket me sa më shumë trofe dhe nuk do që të mungojë në derbin e Madridit. Kroati do të bashkohet me skuadrën në javë para ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *