Moderatorja shqiptare bën krahasimin: Tifozet e Tiranës janë më të çmendura se ato të Partizanit

Hilda Gorica ishte e ftuar në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV“, ku ka folur edhe për skuadrën e saj të zemrës, Tiranën. Moderatorja shqiptare pëlqen mënyrën se si bardheblutë po paraqiten në këtë sezon, ku po nisin arratinë në krye të renditjes. Në fund Gorica bën edhe krahasimin mes tifozerive të Tiranës dhe Partizanit, teksa shprehet se femrat bardheblu janë më të çmendura në mbështetje të skuadrës së tyre të zemrës.

“Është skuadra ime e zemrës. Kështu që sido që të luajë mua më pëlqen dhe më duket shumë mirë, pavarësisht se ajo luan gjithmonë shumë mirë. Ka patur paraqitje shumë dinjitoze, shumë serioze. U frikësova dhe u shqetësova pak nga ndeshja e parë me Dinamon dhe mendova që kjo do e demotivojë pak skuadrën. Gjithashtu edhe mungesat që pati mendova se do ta demotivonin pak skuadrën.

Por rezultoi e kundërta. Ishte ndeshje shumë e bukur. Na fali emocione shumë të mëdha si gjithmonë. A janë tifozët e Tiranës më të çmendura se të Partizanit? Vajzat po. Edhe djemtë sigurisht, por vajzat janë bërë edhe më të çmendura. Sepse është bërë që kur tifozeria është më e çmendur, skuadra luan akoma më mirë”, ka thënë Hilda Gorica./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online