“Peng, do ta mundnim Poloninë me mungesat”! Reja sqaron lënien jashtë të Manajt dhe Balliut, këshillon Kumbullën: Mos u shqetëso!

Trajneri i Kombëtares, Reja, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp. Tekniku italian foli para dy ndeshjeve të Kombëtares me Anglinë dhe Andorrën.

“Objektivi ynë është përmirësimi i lojës. Gjithashtu jemi matematikisht ende në lojë, por nëse do merrnim një pikë ndaj Polonisë, do të ishim ende aty.

E kam peng, nuk meritonim dy humbjet ndaj Polonisë. Sidomos në herën e fundit. Ishte ndeshja më e rëndësishme e historisë dhe kishim shumë mungesa. Jam i bindur se nëse do të luanin të gjithë, jo vetëm do barazonim, po do të fitonim.

Tani jemi ende matematikisht në lojë, por shanset nuk flasin për ne. Rei Manajn e lamë jashtë pasi kishte disa probleme shëndetësore, nuk ka luajtur me ekipin e tij. Balliu? Doja shumë që të ishte, po merr injeksione dhe ka probleme.

Kriza e Kumbullës? E di Romën, ambient i nxehtë. Te ne është gjithmonë mirë se ka besimin e ambientit. Duhet të mos shqetësohet për kritikat dhe fjalët”, tha Reja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online