“Atëherë ka pasur diçka aty”! Gjergj Stefa analizon fjalët e Dajës dhe i bindur për Partizanin: Shikoni tifozët, janë gati për kthesën

Gjergj Stefa ka komentuar fitoren e parë të Partizanit në këtë sezon të Superiores. Të kuqtë fituan me shifrat 0-2 ndaj Kastriotit, duke marrë tre pikët që do ta rrisin moralisht skuadrën. I ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, Stefa është i bindur që kthesa e Partizanit vjen në këtë moment.

“Partizani i duhej vetëm kaq, një fitore dhe është gati për kthesën e këtij sezonit, do ta kalojë këtë minikrizë. Shikoni tifozët që e kanë mbështetur edhe ndaj Kastriotit, janë plot besim. Trajneri Daja tha se i zgjidhëm gjërat. Atëherë aty ka pasur diçka dhe nuk do të ketë më problem në vazhdimësi. Lojtarët janë aty dhe tani nisin rezultatet e Partizanit”, tha Stefa. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online