Lajmet për Partizanin na vijnë nga mediat e huaja dhe pas konfirmimit të huazimit të vëllait të Ekubanit nga Verona, tashmë Gianluca di Marzio raporton se klubi i kuq ka mbyllur marrëveshjen edhe për mesfushorin Aristoteles Romero nga Krotone.
Bëhet fjalë për një mesfushor qendror, që luan para mbrojtjes, por që në fakt në Europë nuik ka pasur fat.
23-vjeçari nga Venezuela u transferua te Krotone në gusht 2017, por shifra reale nuk dihet, sepse në burime të ndryshme ka shifra të ndryshme. Në Itali asgjë, shumë pak minuta, ndërsa 10 ndeshje në Slloveni dhe 5 ndeshje në vitin 2019 në Spanjë Segunda, me Rajo Majadaonda, janë shumë pak për të kuptuar sa vlen një futbollist që para një viti u përfshi në formacionin e dështimeve në Serinë A.