MLS: Atlanta e Tata Martinos në finale, një gol magjik çon edhe Portlandin

Janë përcaktuar dy ekipet finaliste të kampionatit amerikan në futboll, me MLS që do të ketë një kampion të ri në 8 dhjetor.

Atlanta, skuadra më e mirë e sezonit, ka kaluar pa probleme edhe gjysmëfinalen, sepse mbrëmë u mund 1-0 nga Nju Jork Red Bull, por kishte fituar 3-0 në vajtje. Trajneri Gerardo “Tata” Martino vijon marshimin dhe kërkon ta mbyllë në mënyrë spektakolare aventurën amerikane, ku ka mahnitur me lojën sulmuese të skuadrës së tij.

Ndërkaq, emocione pa fund në gjysmëfinalen e dytë, sepse Portland fitoi 3-2 me përmbysje në fushën e Kansas Sitit, duke fituar Konferencën e Perëndimit.

Pjesa e parë 1-0 për vendasit, që festonin, sepse në vajtje përfundoi pa gola, por kthesa e Portlandit nisi me minutën e 52-të, kur mesfushori Sebastian Blanko shënoi një gol të mrekullueshëm, ndoshta fitues i çmimit Goli i Sezonit.

Më pas Diego Valeri shënoi edhe 2 gola për Portlandin, duke zhvlerësuar barazimin e përkohshëm vendas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online