Mllada në rrugën e Skënderbeut, vjet e eliminoi Shkëndija

Plot 13 herë e ka ndërruar emrin ekipi çek në historinë e tij, ku suksesin më të madh ka grupet e Europa League. Historia dhe yjet e skuadrës…

Mllada Boleslav do të jetë kundërshtari i Skënderbeut në turin e tretë të Europa League. Skuadra çeke është krijuar që në vitin 1902, por në elitën e futbollit çek ka nisur të luajë vetëm këtë shekull, prej sezonit 2004-2005. Me mbështetjen e Josef Dufek, pronari i një kompanie ndërtimi, “GEMA Construction”, Mllada garon mes ekipeve më të mira në Çeki.

Rezultati më i mirë për të në kampionat është vendi i dytë në vitin 2006, ndërkohë që sezonin e fundit u rendit në vend të katërt dhe fitoi Kupën e Çekisë. Në të shkuarën ka provuar të luajnë në grupet e Europa League, madje për herë të parë në sezonin 2006-2007 ia kanë arritur ta bëjnë diçka të tillë, duke eliminuar klube si Gallatasaraji dhe Olimpiku i Marsejës. Një vit më vonë eliminoi Palermon, ndërsa më pas nuk ka mundur të kalojnë më në grupe. Sezonin e kaluar u ndal nga Shkëndija e Tetovës, që e mundi në Maqedoni me rezultatin 2-0, duke zhvlerësuar fitoren 1-0 në Çeki. Ajo çka bie në sy te klubi çek, ka të bëjë me emrin, pasi prej vitit 1902 emri është shndërruar plot 13 herë. Kjo ka ndodhur deri në vitin 1995, kur iu vendos emri aktual, FK Mlada Boleslav.

YJET E SKUADRËS

Mllada Boleslav lojtarët më të shtrenjtë i ka në vijën e parë të sulmit, teksa aty luan 26-vjeçari Jan Hramosta, i cili sezonin e shkuar ka realizuar 9 gola. Vlera e tij në “Transfermarkt” shkon 900 mijë euro. Sulmuesi tjetër, Gol-Gol Mebrahtu, me një emër mjaft të çuditshëm, ka shënuar 8 gola, ndërkohë që shënoi edhe dje në fitoren ndaj Shamrokut, ashtu si kolegu i tij Kramosta. Më i shtrenjti është Tomas Prikril, mesfushori i Kombëtares çeke, që vjet ka realizuar 5 gola. 25-vjeçari kushton 1 milion euro.

Turi i tretë i Europa League

27.07.2017

Mllada Boleslav-Skënderbeu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *