Tifozët e Kukësit: Duam stadium europian!

0

Edhe pse të zhgënjyer nga eliminimi në Champions League, tifozët e Kukësit janë shfaqur të lumtur për performancën e skuadrës së tyre. Në përfundim të ndeshjes, në faqen e tyre ata kanë pasur dy kërkesa për klubin e tyre. Kërkesa e parë lidhet me stadiumin “Zeqir Ymeri”, i cili nuk i përmbush kriteret që kërkon UEFA. Për tifozët, nëse ndeshja do të luhej në Kukës, suksesi do të ishte i garantuar. Akoma dhe më të bindur duken për faktin se do të sakrifikonin pjesëmarrjen në Champions, vetëm e vetëm që ndeshjet ndërkombëtare t’i luanin në shtëpi.

“Duam stadiumin të rregulluar, që t’i luajmë ndeshjet në Kukës. Kurseni disa euro dhe ndërtoni stadiumin sipas standardeve të UEFA-s. Nuk e duam vendin e parë, mjafton të kemi stadium Europian. Jam i kënaqur edhe me fitimin e Kupës ose vendin e tretë”, shkruhet në deklaratën e parë. Kërkesa e dytë lidhet me trajnerin Gjoka, të cilin duan ta shohin përsëri në drejtimin e skuadrës. Ata e cilësojnë një gabim të madh largimin e trajnerit nga detyra, pavarësisht se në këto momente Gjoka është pa kontratë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.