Ngjitja në elitë e Kukësit bëri që të ishin të shumtë lojtarët që pranuan ofertat e verilindorëve, që dolën nënkampionë në sezonin 2012-2013. Mes lojtarëve që luajti me Kukësin ishte edhe Igli Allmuça, i cili tashmë e ka mbyllur me futbollin e luajtur.
Për dy vite e gjysmë ai dha kontributin e tij dhe kishte edhe përgjegjësinë e gjuajtjes së penalltive. Aktualisht ai drejton Dinamon, ndërkohë që një ditë më parë ka qenë i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News.
I ndodhur krah Safet Gjicit, për Allmuçën ka ardhur edhe një batutë nga ana e presidentit të Kukësit: “Nuk ka pasur sukses tjetër veçse me Kukësin. Ka gjuajtur 14 penallti dhe asnjë nuk e ka humbur. Mjeshtri i gjuajtjes së penalltive në Shqipëri. Flas 14 për aq kohë sa ka qenë te Kukësi, jo për një vit. Po të jetë për një vit, e kishim marrë kampionatin direkt. Djalë model? Patjetër që një djalë shumë model, në të gjitha aspekt”.