Egnatia ishte pranë marrjes së një rezultati pozitiv në miqësoren me Interin. Ekipi shqiptar kaloi i pari në avantazh me Dëamena dhe pas barazimit të rezultatit, u gjet sërish në avantazh. Por në fund Interi përmbysi gjithçka në 4-2 edhe falë stimulimit të Lautaro Martinez ku “vodhi” golin e tretë.
Disa kritika ka pasur për këtë performancë të Interit nga “Tuttosport”. “Nuk ishte provë e keqe nëse themi se ishte vetëm një miqësore, por mjerë ju nëse këto probleme ju shfaqen prapë me Monzën. Interi i mori vetëm një pikë në dy ndeshje në sezonin e shkuar. Inzagi mund të ketë një alibi për miqësoren se muskujt nuk janë ende atje ku duhet, por nëse miqësore me shqiptarët ishte si një provë në funksion të debutimit në Serinë A, ka disa pikëpyetje për Interin”, thuhet në artikull. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/