Mjaftojnë 16 minuta, Bylisi fiton në Shënkoll dhe i afrohet Tiranës

Rihapet gara për kreun në Kategorinë e Parë, në grupin B. Pas barazimit në përballjen direkte me Tiranën, Bylisi nuk e ka shpërdoruar shansin e artë që kishte në ndeshjen e prapambetur në Shënkoll, duke fituar sot 2-1. Një ndeshje që u bë legjendë, duke u shtyrë disa herë, aq sa ishin legjitime dyshimet se ndeshja po shtyhej qëllimisht, për të parë se kujt do i duheshin më shumë pikët deri në fund të fazës së dytë.

Sot Bylisi bëri gjithçka në 16 minuta, sepse në minutën e 12-të ish-mbrojtësi i Flamurtarit Nertil Hoxhaj gjeti golin e avantazhit dhe sulmuesi Vjali Mahmuti shënoi golin e dytë 4 minuta më vonë.

Në një terren aspak të mirë për të luajtur futboll, Shënkolli gjeti një gol shprese me të zakonshmin Ruben Danaj në minutën e 30-të, por vetëm kaq, sepse 3 pikët shkuan në Ballsh.

Tashmë skuadra e drejtuar nga Dritan Sadedini është vetëm 4 pikë poshtë Tiranës, ose më saktë 2 pikë, duke ditur se në fazën play-off pikët aktuale do të përgjysmohen.

Ndërkaq, Shënkolli mbetet i shtati në renditje, tre pikë larg vendit të pestë, naj zor se i eviton ndeshjet play-out.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online