Misteri “Kale”, ende asnjë qëndrim zyrtar

Kukësi po përgatitet për ndeshjet me Valetën , të vlefshme për raundin e parë kualifikues të Champions League. Kuksianët kanë qenë shumë aktiv në merkato, duke afruar plot 12 futbollistë, aq sa mund të ndërtojnë një skuadër të plotë dhe një prej futbollistëve ta kenë rezervë.

Gjithsesi te Kukësi ka një enigmë që mban emrin, Elton Kale! Braziliani ka qenë një nga më të spikaturit, megjithatë nuk duket te Kukësi që pas funti të kampionatit. Edhe pse është mësuar se lojtari nuk është kthyer dhe e ka djegur dhe biletën e kthimit, nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga ana e Kukësit, për të sqaruar se çfarë pritet të ndodhë me mesfushorin.

Kukësi pretendon se braziliani është në kontratë dhe për Kupat e Europës, ndërsa vetë lojtari është raportuar më herët se ka pretendime të tjera dhe nuk kthehet nëse nuk i afrohet një kontratë e re. të gjitha në kuadrin e informacioneve jo zyrtare, pasi ende nuk kemi parë një deklaratë apo një sqarim për këtë çështje.

Normalisht u morën masat për ndeshjet europiane dhe u afruar një brazilian tjetër, por është enigmë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij! Do të ishte më korrekte që të kishte një reagim zyrat nëse braziliani është larguar apo jo, pasi heshtja të shtyn të mendosh se ka diçka që nuk shkon në këtë mes.

Po flasim për një skuadër që do të luajë në Champions, nuk duhet harruar kjo gjë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *