Misteri, depresioni dhe rasti i paprecedentë! Trajneri i Atalantës për Ilicic: Mund t’i ndodh kujtdo, kur e pret më pak

Një rast tërësisht engimatik është për Josip Ilicic dhe që nuk e ka një të dytë në futbollin e Europës. Ylli i ekipit më surprizues, Atalantës, teksa po shpërthente me golat në këtë kampionat, do të mungojë papritmas në ndeshjen e karrierës. Përballja ndaj PSG-së në “Champions League” është për të gjithë futbollistët e Atalantës si kulmi i karrierës së tyre. Për shumëkënd prej tyre nuk do të ketë një nivel më të lartë për të mbërritur në sezonet pasardhëse, pasi e gjitha kjo arritje konsiderohet si mrekulli dhe mrekullitë nuk e kanë një të dytë. Të paktën për momentin shihet si e tillë.

Por Josip Ilicic do të mungojë dhe jo për shkak të dëmtimit. Mes misterit të madh shoqërohet arsyeja e cila mbahet hermetikisht e mbyllur dhe nuk ka asnjë reagim zyrtar për të vërtetën. Pavarësisht se në rrjetet sociale dhe media ka bërë bujë historia që Ilicic ka kapur befasisht gruan e tij në shtrat me një person tjetër, teksa kërkoi t’i bënte surprizë pa e lajmëruar për mbërritjen në Slloveni. Madje duke u raportuar se gjendja në të cilën ndodhet dhe depresioni ka bërë që të hidhet edhe mundësia për mbylljen e parakohshme të karrierës.

Ende asnjë reagim për gjithçka po qarkullon në rrjetet sociale duke shtuar edhe më tej dyshime. Nga ana tjetër ishte miku i Josip Ilicic, Antonio Sivec, që ka nxjerrë një tjetër version që ende nuk bind plotësisht: “Ai ka shumë frikë se mos lë vajzat e tij jetime nga COVID-19. Babai i ka ndërruar jetë Josip ka qenë vetëm 7 muajsh nga lufta”. Pavarësisht këtyre fjalëve që kërkon të dërgojnë vëmendjen në një tjetër histori, trajneri i Atalantës, Gasperini, ka prekur temën e Ilicic dhe shton dyshimet, por pa dhënë asgjë konkrete për arsyen e vërtetë të situatës që po kalon. “Tani është rrethuar nga njerëz shumë të përzemërt. Është duke përjetuar një nga ato situata që ndodhin kur e pret më pak. Por mund t’i ndodhi kujtdo. Ne kemi qenë gjithmonë pranë Ilicic, në mënyrë që të dalë nga ky moment dhe të kthehet përsëri si më parë. E presim për sezonin tjetër”, u shpreh Gasperini. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online