E bujshme/ Nuk është një trillim mediatik, Altin Lala mbërrin për të takuar drejtuesit e Milanit

Nga Klaudio Ndreca

Ku do të shkojë Milot Rashica? Kjo është një pyetje që do të shtrohet edhe për disa kohë të tjera, pasi “telenovela” vazhdon. Sulmuesi shqiptar u bë fakt i kryer se nuk i përkiste më Werder Bremen dhe se do të gjente menjëherë një ekip të ri, sapo skuadra gjermane të mbijetonte në “Bundesliga” pas “Play-Out”.

Një gjë e tillë ndodhi, por Milot Rashica ka zbritur ditën e djeshme për stërvitjen e parë me Werder Bremen për rinisjen e sezonit të ri. Pavarësisht faktit se në qendrën stërvitore hyri i buzëqeshur, qartësisht futbollisti e ka humbur lumturinë dhe kërkon me ngulm një aventurë të re. Ku do të jetë ajo? Zërat e merkatos e kanë dërguar kudo, madje edhe te Liverpuli. Por më konkrete dukej kalimi te Leipzig, që u quajt edhe i mbyllur. Ky negocim po ngec në faktin se drejtuesit e këtij ekipi nuk duan që të paguajnë 25 milionë euro të kërkuara nga Werderi.

Dhe përgjigja e marra nga drejtori sportiv i këtyre të fundit ka qenë e prerë, duke u shprehur se Rashica mund të qendrojë edhe për një sezon tjetër. Pra kurrsesi që të shitet më lirë! Në media është përfolur edhe një kalim i mundshëm i këtij sulmuesi te Milani. Nuk duket të jetë vetëm një trillim mediatik pasi Altin Lala ka mbërritur në Milano dhe në këto ditë ku menaxherët e lojtarëve nisën punën e tyre me ritmet më të larta se kurrë më parë, pushimet në Itali as që nuk dërgon ndërmend. Pra ka pasur diskutime me drejtues të kuqezinjëve dhe një interesim të mundshëm nga ekipi i njohur në Itali, që pritet të qartësohet në ditët në zhvillim. Por për momentin opsioni Milan merr më tepër terren pas ngecjen së negociatave me Leipzig. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online