Merkato në Itali ka hyrë në ditët e fundit, por duket se goditjet nuk kanë përfunduar, sidomos te Roma, që pasi ka humbur Malkom dhe nuk ka ndër mend të shpenzojë 40 mln euro për Suson, aq sa edhe do Milani, po bën një tentativë për mesfushorin e Seviljes, N’Zonzi, që pëlehet shumë nga drejtori sportiv Monçi, që e njeh mjaft mirë pasi e mori te andaluzët.
Por, sa kushton N’Zonzi? Sipas medieve spanjolle, Sevilja kërkon për mesfushorin të paktën 25 mln euro, por drejtori sportive i Romës, Monçi, ndodhet në Spanjë për të biseduar me drejtuesit e klubit andaluz.
Agjenti i tij, deklaroi se “lojtari është gati të transferohet te Roma, i pëlqen projekti”.
Ndërkohë, Sevilja e ka lënë jashtë listës për Superkupën e Spanjës, ndaj Barcelonës.