“Mish i huaj te Juventusi”! Fati i Kristiano Ronaldo është i vendosur, bën gati edhe valixhet

Kristiano Ronaldo ishte tërësisht i venitur në ndeshjen e fundit të Juventusit kundër Fiorentinës. Asgjë e re, nuk kemi më yllin portugez të të gjitha kohërave. Sulmuesi nuk mund të jetë i rrezikshëm për kundërshtarin, përfshihet rrallë në lojë dhe nuk e tenton asnjëherë portën. Shumë nervoz dhe shumë i shpërqëndruar.

Në Itali janë të bindur: “Portugezi po bën gati valixhet”. Vetë tradhtia e bërë nga Anjeli kundër Ceferin ishte nevoja e Juventusit për të rregulluar problemin financiar. E nëse Superliga dështoi, atëherë problemi mund të zgjidhej disi vetëm duke hequr dorë nga Kristiano Ronaldo që nuk po rezulton vendimtar për Juventusin dhe nga ana tjetër po i kushton shumë në faturën ekonomike. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online