“Mirësevjen kampion”! Nuk kalojnë shumë kohë, Hoxha prezantohet në ekipin e ri pas largimit nga Teuta

Skuadra e Kosovës, Ballkani ka zyrtarizuar blerjen e saj më të re. Bëhet fjalë për mbrojtësin shqiptar Rustem Hoxha. Ky i fundit ishte pjesë e Teutës dhe pjesë e suksesit që kulmoi me durrsakët për të fituar titullin kampion. Ashtu siç edhe pritej ka nisur aventura e re për Hoxhën në Kosovë. Kontrata e firmosur është për 2 vite, ndërsa në prezantim Ballkani shkruan se ka marrë një armë të fortë në mbrojtje.

“Klubi i Ballkanit ka kënaqësinë të prezantojë mbrojtësin kampion, Rustem Hoxha! Mbrojtësi 30-vjeçar që u shpall kampion në Shqipëri me Teutën, ishte një nga lojtarët më të dalluar teksa nga dita e sotme, do të mbrojë ngjyrat e ekipit tonë.

Rustem Hoxha ka firmosur një kontratë dy vjeçare me Ballkanin dhe është një armë e fortë që na shtohet në mbrojtje. Në Kategorinë Superiore, Hoxha ka një eksperiencë të pasur duke u aktivizuar me ekipe si Teuta, Luftëtari e Kukësi dhe duke fituar 1 Kupë Shqipërie, 1 Superkupë dhe 1 titull kampion. Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje mbrojtësit më të ri dhe shumë suksese me ekipin tonë. Mirësevjen kampion. Na priftë e mbara Suharekë”- shkruhet në postimin e Ballkanit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online