“Mbrojtës që vetëm tundin kokën”/ Nuk ndryshon kurrë Gigi Becali, heq dy afrimet e reja pas eliminimit të rumunëve: Lamtumirë djem, lamtumirë!

Prej kohësh në Rumani po diskutohet rënia e futbollit në pikiatë, ndërsa mbrëmja e djeshme vetëm sa e konfirmoi gjendjen ku është mbërritur. Brenda një nate të vetme janë eliminuar tre skuadra rumune nga Europa. Mes tyre ishte edhe Steaua e Bukureshtit që nuk ia doli përballë Shkakhtar Karagandy për të kaluar më tej.

Ekipin i njohur nga Rumania ka si president Gigi Becalin, një person karizmatik dhe që shquhet për vendimet drastike. Shpeshherë duke flakëritur tutje diplomacinë për t’i thënë gjërat hapur në media. Menjëherë pas eliminimit nga Shakhtar Karagandy, Becali ka njoftuar largimin e dy lojtarëve që u bashkuan me skuadrën vetëm në merkaton e verës.

“Këtu shihet burrëria e një ekipi, mund ta shihni burrërinë. Kemi marrë mbrojtës qendre vetëm për të tundur kokën. Disa njerëz e pëlqejnë komoditetin. Nëse kanë paga të larta, janë të kënaqur. Kështu e mendoj. Tani do të dëboj dy lojtarë, do t’ju them “lamtumirë djem, lamtumirë”. Për çfarë më duhen tani ata kur ekipi nuk shkon në Europë?”, tha Becali duke iu drejtuar Stipe Vucur dhe Zdenek Ondrasek që u bashkuan së fundmi me Steauan. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online