“Mirë pikët, po tani po ikën dhe loja”! Starova sheh rënie te Partizani: Manovra e Dajës është e lexueshme

Starova sheh një rënie te Partizani në këto ndeshje të fundit. Përveç pjesës së pikëve që po humben, drejtori i Teutës sheh edhe një rënie tek të kuqtë në nivelin e lojës. I ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN”, Starova nuk anashkalon edhe nënvlerësimin e kryeqytetasve ndaj Skënderbeut.

“Ajo që ndodhi te Laçi ishte një aksident në futboll. Prodhuan dhe kishin shumë raste, Apolonia me një krosim nga 45 metra në minutat e fundit arritën që të barazonin. Këto janë raste të rralla. Por Skënderbeu ishte një gjë tjetër me Partizanin. Kishte disa mundësi dhe fituan. Mund të ketë pasur edhe nënvlerësim te Partizani për Skënderbeun se e mundi edhe Kastrioti jashtë. E kanë marrë lehtë. Po tani mirë që po i ikin pikët, por Partizani po i ikën edhe loja.

E thashë edhe në ndeshjen me Laçin që në pjesë të dytë ishte vetëm një goditje e Asanit në minutën e 70 dhe një tjetër që erdhi në minutat e fundit. Janë shumë pak këto raste për Partizanin. Manovra e Dajës është shumë e lexueshme tani në sulm, i ka humbur befasia. Cinari nuk është lojtari i shpejtë”, tha Starova. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online