Vlerësimi nga media prestigjoze/ Gjimshiti shpallet më i miri i Inter-Atalanta: Frenon Lukakun dhe drejton mbrojtjen

Berat Gjimshiti është gati për nivelet më të larta! Askush nuk ka më dyshime për mbrojtësin e Shqipërisë që di të përgigjet në ndeshjet më të vështira të Atalantës. Ekipi nga Bergamo humbi në shifrat 1-0 ndaj Interit, me zikaltërit që fituan vetëm me një goditje në portë. Një paraqitje mbreslënëse e mbrojtjes së Atalantës që arriti “të lidh” dy sulmuesit më në formë të Serisë A, Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku. Për këtë të fundit trajneri Gasperini kishte vendosur që t’i linte Gjimshitin për ta kontrolluar.

Mbrojtësi shqiptar e bën më së miri detyrën e tij, teksa në pjesën e parë i jep një asfiksi totale. Lodhja fizike, konsumimi i tepërt bën që Lukaku të humbas edhe qetësinë në fushën e lojës, si kurrë më parë. Media prestigjoze “Goal” e ka vlerësuar Gjimshitin me notën më të lartë, 7: “Ndër më të mirët në fushë. E frenon Lukakun me ndërhyrje të sakta, rrezikon portën kundërshtare dhe drejton mbrojtjen e Atalantës në gjithë ndeshjen”. Më lartë se kjo notë nuk ekzistonte askush te Atalanta, ndërsa te Interi më të mirët u shpallën Bastoni dhe autori i golit, Skriniar, që vlerësohet po me të njëjtën notë 7. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online