Miratohen një sërë vendimesh të rëndësishme për futbollin, Duka merrë pjesë në mbledhjen e UEFA-s

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, mori pjesë në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që u zhvillua përmes video-konferencës, ku u diskutua në lidhje me shumë çështje që kanë të bëjnë me situatën aktuale të futbollit europian për shkak të pandemisë Covid-19.

Pasi miratoi një sërë vendimesh të rëndësishme një ditë më parë lidhur me rifillimin e kompeticioneve ndërkombëtare, kalendarët dhe datat e garave, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në pjesën e dytë të mbledhjes aprovoi një sërë masash të përkohshme urgjente si një shtesë në rregulloret e licencimit të klubit dhe rregullave të “Fair Play”-t financiar për të marrë parasysh efektin e pandemisë COVID-19 në financat e klubeve.

Masat e tilla u zhvilluan dhe u mbështetën unanimisht nga të gjithë palët në kuadër të Grupit të Punës së Emergjencës në UEFA për çështje juridike, rregullatore dhe financiare. Afati i fundit për regjistrimin e lojtarëve për fazën e grupeve të kompeticioneve të UEFA-s për klube 2020/21 UEFA u caktua data 6 tetor 2020. Gjithashtu, u përzgjodhën anëtarët e rinj në organet disiplinore të UEFA-s. U miratuan procedurat e shortit për Eliminatoret Europiane 2021/22 për FIFA World Cup 2022, në pritje të konfirmimit përfundimtar nga FIFA.

Po ashtu, u miratuan rregullorja e UEFA European U-19 Futsal Championship 2020/21;
Rregullorja UEFA European U17 dhe U19 Championships 2020/21;
Rregullorja UEFA European U17 dhe U19 Championships 2020/21 femra;
Formati i ri për 2021/22 UEFA European Women’s U17 Championship dhe 2021/22 UEFA European Women’s Under-19 Championship.

Mbledhja e ardhshme e Komitetit Ekzekutiv u vendos që të zhvillohet më datën 24 shtator në Budapest, Hungari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online