E FUNDIT/ Nuk po aktivizohet më te Freiburg! Amir Abrashi firmos kontratën e re “sekrete” dhe nuk tradhëton: I jap forcë këtij ekipi

Nga Klaudio Ndreca

Amir Abrashi nuk po aktivizohet më te Freiburg nisur edhe nga dëmtimet e shumta që e kanë penguar gjatë karrierës. Në katër ndeshjet e fundit mesfushori shqiptar ka qëndruar në stol dhe nuk është aktivizuar për asnjë minutë të vetme.

Megjithëse me të në fushë, Freiburg përfiton më shumë forcë dhe muskuj në mesfushë, ndërsa Abrashi shquhet edhe për kilometrat e shumta që përshkruan përgjatë 90 minutave. Nëse pritej një largim në merkaton e verës, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Vetëm disa minuta më parë është njoftuar rinovimi i kontratës me ekipin gjerman. “Energjia që na jep Abrashi në fushë dhe jashtë saj është e rëndësishme për klubin dhe strukturën tonë. Ne jemi të kënaqur me cilësitë që po vazhdon të na sjellë”, u shpreh drejtori sportiv Klemens Hartenbach.

Nga ana tjetër Abrashi ka thënë: “Ndihem mirë te Freiburg, klubi dhe ambienti janë të shkëlqyera. Një nga pikat e mia më të forta është që i jap forcë klubit dhe i shtyjë më tepër ata. Do të vazhdoj t’i motivoj”. Gjithsesi të dyja palët kanë rënë dakort për të mos zbuluar asgjë nga marrëveshja e arritur për rinovimin e kontratës, duke e mbajtur disi sekrete. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online