Shqipëria U-18 dhe Maqedonia e Veriut U-18 kanë luajtur një ndeshje miqësore në stadiumin “Sopoti” në Librazhd, ku janë ndarë në barazim 2-2. Për kuqezinjtë tanë, kanë shënuar Murati dhe Sulovari me penallti.
Ndeshja nisi më mirë për 18-vjeçarët tanë, që gjetën avantazhin me Muratin në pjesën e parë. Miqtë barazuan në pjesën e dytë (65’), por vetëm pesë minuta më pas, Sulovari nga pika e bardhë e penalltisë riktheu avantazhin tek të besuarit e Dedes. Miqtë do të barazonin sërish në minutat e fundit dhe sfida u mbyll në barazimin spektakolar, 2-2.
Shqipëri U-18 – Maqedonia e Veriut U-18
Shënues: Murati, Sulovari (p) 70’
Formacioni startues:
SHQIPËRI U-18: Ceka, Murati, Pruti, Kuci, Ismaili, Zahi, Pusi, Sulollari, Mema, Gaxhia, Zaimi Trajner: Nevil Dede