Seltiku është duke zhvilluar fazën përgatitore në Zvicër dhe sot luajti një miqësore ndaj Sant Gallen. Një ndeshje e veçantë, sepse për herë të parë Seltik provoi teknologjinë VAR, në një ndeshje ku Sant Gallen nuk kishte fanellë tjetër veç asaj jeshile dhe Seltik u detyrua të luante me fanellën stërvitore.
Në minutën e 74-t ndodhi diçka absurde: Jozo Simunoviç ndërhyri frikshëm ndaj Boris Babiç dhe për pak sa nuk e palosi. Arbitri dha karton të verdhë, çuditshëm, por më pas me VAR dha karton të kuq. Për fat, lojtari që pësoi goditjen e karatesë ia hodhi paq.