Miqësore luksi për Shqipërinë U21, që në kualifikueset e Europianit ka në skuadër ekipe si Anglia dhe Austria. Me këta të fundit është në program ndeshja e radhës, por më parë do të zhvillohet testi miqësor me Francën më datë 5 shtator.
“Shqipëria e 21-vjeçarëve, që drejtohet nga trajneri Alban Bushi, do të zhvillojë në muajin shtator një ndeshje miqësore me bashkëmoshatarët e Francës. Kjo ndeshje do të zhvillohet në datë 5 Shtator, në orën 21:00 në Amiens në stadiumin “Stade de la Licorne”.
21-vjeçarët do të testojnë forcën e tyre ndaj Francës dhe më pas do të kthehen në Shqipëri për të zhvilluar përgatitjet për ndeshjen zyrtare të eliminatoreve për Euro 2021 kundër Austrisë, ndeshje e cila do të luhet në datë 9 Shtator. Shqipëria ndodhet në Grupin 3 së bashku me Anglinë, Austrinë, Turqinë, Kosovën dhe Andorrën”, njofton FSHF.