Edi Paloka është nga ata deputetë që është tifoz dhe njihet si një simpatizant i Gjermanisë. Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë ka komentuar së fundmi edhe situatën në kombëtaren shqiptare. Në shënjestër është ish-trajneri Kristian Panuçi. Sigurisht nuk mund të mos kishte pak politikë në atë që Paloka shkruan në llogarinë e tij në “Facebook”.
“Ishtë bërë Panuçi si Rama! Një milioner që nuk bënte asnjë pune, vazhdonte të merrte lekët e shqiptarëve e vetëm bërtiste kundër të gjithëve. Arrogant dhe hakmarrës. Nuk pranonte asnjë faj, po për çdo dështim të tij akuzonte të tjerët; një herë e kishin fajin lojtarët e herën tjetër gazetarët. Ata që i thonin të vërtetat në sy i hidhte në gjyq për shpifje.
Çdo ndeshje e tij ishte një dështim dhe një ‘skandal’ me vete, po ai nuk pranonte të jepte dorëheqje; ‘kam kontratë të firmosur e do qëndroj deri në fund të mandatit’- thonte dhe ai. Më në fund Panuçin e shkarkuan dhe mbrëmë kombëtarja, që kishte 10 ndeshje pa bërë asnjë gol, fitoi 3-0… Panuci iku dhe Shqipëria fitoi. Atë e shkarkoi Federata, ja prishi kontratën. Ramën do e shkarkojë populli…”, shkruan Paloka.