Aventura e Milinkoviç te stoli i Kukësit ka nisur me humbjen e një trofeu… Për RTSH, ai u shpreh: “Besoj se asgjë nuk ka shkuar ashtu si e kishim parashikuar. Nuk jam i kënaqur me 20 minutat e para. Pas kartonit të Shametit me dy të verdha gjërat u ndërlikuan më tepër. Në pjesën e dytë u munduam të bënim diçka, por nuk ia arritëm dot ta bënim”. Pse nuk e qarkulloi topin Kukësi, ishte Tirana që ia vështirësoi:
“Nuk bëmë atë që ne kërkuam, të luanim shpejt dhe me pasime. Tirana nuk na bëri shumë presing por kuptoi që kishim vështirësi dhe e rritën ritmin. Por, s’e bëri kjo diferencën, sigurisht. Ata fituan me meritë, sepse kishin më shumë raste, edhe pse ne kishim disa të pastra”. Nis kampionati përballë Kamzës, çfarë duhet ndryshuar te Kukësi? “E sigurt është që kjo humbje s’duhet të na ndikojë psikologjikisht. Donim ta fillonim sezonin me trofe. Besoj punën më të mirë do ta kemi në aspektin psikologjikisht. Besoj se në aspektin e taktikës duhet të përmirësohemi. Kjo ishte rastësi”.
Sa i përket merkatos dhe ndonjë fuqizimi, Milinkoviç tha: “Nuk do të bëjmë merkato tjetër. Këta lojtarë duhet të japin më të tepër”.