Milinkoviç pret janarin: Do të përforcohemi, nuk ka mbaruar ende

Trajneri i Kukësit, Mlladen Milinkoviç, ka mbetur i zhgënjyer nga humbja në Korçë, por gjithsesi këmbëngul se nuk ka mbaruar ende asgjë. Për trajnerin serb, merkatoja e janarit mund të jetë shumë e rëndësishme.

– E mbyllur çështja e titullit, pas kësaj humbjeje?

– Ishte një ndeshje e rëndësishme, por nuk vendoste gjithçka. Tani Skënderbeu ka një diferencë të rëndësishme, por ka ende shumë ndeshje dhe mund të lësh pikë në çdo ndeshje, edhe në ato me skuadra të ashtuquajtura të vogla.

– A i kishit alternativat e duhura në stol, duke parë stolin cilësor që ka Skënderbeu?

– Pas ndeshjes mund të them shumë gjëra, por realiteti është ky, këta lojtarë kemi dhe me këta përgatitemi. Nëse në janar do të kemi mundësi, do ta përforcojmë skuadrën.

– Kush mund ta ndalë Skënderbeun, duke parë që ka mundur Partizanin dhe dy herë Kukësin?

– E vërtetë, nuk ka humbur me rivalët direktë, por ka lënë 4 pikë me Kamzën, duhet të ndeshet me Laçin javën e ardhshme. Rëndësi ka që ne të mos lëmë pikë dhe të fitojmë ndeshjet tona, ndërsa llogaritë bëhen në fund.

– Golat e pësuar në qendër, një problem?

– Pas ndeshjes mund të them që ishte e vetmja mënyrë që mund të pësonim gol. Kisha kërkuar shumë kujdes për lojtarët që vinin nga pas dhe Skënderbeu shënoi me dy raste që nuk ishin raste. Isha i sigurt që do të shënonim, ia dolëm me Gurin, patëm raste të tjera, por pësuam gola që nuk na falen.

– A mund të dalë Kukësi nga kjo gjendje ku është?

– Ne besojmë se lojtarët do të gjejnë forcën për të fituar 3 ndeshjet e mbetura të vitit dhe nëse ia dalim, ndoshta rikuperojmë ndonjë pikë. Shpresonim të fitonim sot, tani të shohim nëse Skënderbeu do të gabojë.

– Kupa, është një trofe që shpëton sezonin?

– Ne mendojmë për kampionatin, duam tre fitore në ndeshjet e mbetura dhe në janar do të përforcohemi, ekipi do të jetë më cilësor dhe do të synojmë sukses në të dy kompeticionet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online