“Gjyqi” i Strasburgut, PSG “dënohet” për të parën herë!

Mund t’iu duket si një barsoletë apo një shpikje, por nuk është kështu. Paris SG, pas 15 ndeshjesh, pëson humbjen e parë në kampionat, në fushën e një skuadre që vetëm këtë vit u ngjit në Ligue 1, pasi militonte në kategorinë e dytë. Po flasim për Strasburgun, që vetëm pesë vjet më parë luante në kategorinë e tretë franceze dhe që nuk do ta kishte imagjinuar kurrë se do të hynte në histori si skuadra që do t’i shkaktonte humbjen e parë një skuadre që llogarit në sulm një vlerë prej rreth 400 milionë eurosh.

 

Një ndeshje e cila praktikisht ka folur vetëm për miqtë me raste dhe presion, por kanë qenë më konciz të zotët e shtëpisë, që kaluan përpara me anë të Da Kosta, por Mbape barazoi rezultatin, deri kur Bahoken shënoi golin e fitores historike për Strasburgun. Pikërisht aty ku njihet Gjykata me Lartë e të drejtave të njeriut në botë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online