I pakënaqur me rezultatin, por edhe me paraqitjen e lojtarëve në provë. Trajneri Milinkoviç, i kishte vënë pikat mbi “i” dhe dukej i bindur për përgjigjen që do u japë lojtave që presin të mësojnë nëse janë të denjë për Kukësin apo jo. “Mbas ndeshjes së sotme nuk do të qëndrojnë lojtarët që nuk janë për Kukësin, por është e natyrshme që te Kukësi duan të vijnë shumë futbollistë, por të gjithë duhet ta dinë që të vish te Kukësi duhet të kesh diçka më shumë si futbollist, pra të bëjnë diferencën. Rezultati për ne nuk është i këaqshëm. Kam parë shumë gjëra sot, por së pari unë do ua them futbollistëve të mi, pasi së pari flas me ata pastaj me mediat. Nuk jemi të kënaqur me rezultatin, por në pjesën e dytë janë aktivizuar 18 lojtar të rinj, që i kemi pasur në provë, ndaj rezultati doli ashtu. Ne kemi parë disa gjëra, kemi parë disa lojtar, por ne jemi profesionistë dhe kur të jenë zyrtare do i mësoni. Po shikojmë për disa lojtar të nivelit të lartë, që mendoj se do vijnë, pasi që të bëjmë një kampionat si ai që shkoi, na duhen disa lojtar mjaft të mirë, të cilët besoj që do vijnë”, përfundoi Milinkoviç.