Milinkoviç: Gabuam shumë, Gjici ka të drejtë të mërzitet

Trajneri i Kukësit, Mlladen Milinkoviç, e pranon se barazimi kundër Vllaznisë ishte një hap i gabuar dhe një befasi e madhe. Shumë gjëra nuk funksionuan, nga golat e pësuar me lehtësi e deri te sulmi me dy “pyka”, ndaj Milinkoviç e pranon se presidenti Gjici ka të drejtë të ankohet tashmë.

“Nuk jemi të kënaqur, prisja edhe unë të fitonim, por dy golat e pësuar që në fillim na krijuan shumë probleme. Ishin gola për gabime personale dhe pastaj u bë shumë e vështirë që të kthenim lojën dhe të fitonim.

“Bakaj pas dy sulmuesve? Nuk e nënvlerësuam Vllazninë, në asnjë rast. Prisnim që Vllaznia të mbyllej pas dhe të shfrytëzonte kundërsulmet e shpejta. Të dy golat erdhën për gabime, i pari Idrizi gaboi në mbulim në një goditje standarde dhe tek i dyti humbëm lojtarët që duhej të mbulonim. Luajtëm me dy sulmues sepse dëshironim të luanim me krose nga krahët, ndërsa Bakaj të shfrytëzonte topat e dalë nga zona, sepse ka gjuajtje të mirë. Megjithatë, në fushë nuk zbatuam atë që kishim përgatitur gjatë gjithë javës.

“Në pjesën e dytë rregulluam ca gjëra me ndërrimet, por edhe në pjesën e parë duhej të ushtronim më shumë presion, me 5 lojtarë shumë ofensivë. Bëmë shumë gabime në pasim, ndërsa kur topi shkonte nga krahët nuk kishim lojtarë që të depërtonin në lojën një kundër një dhe të krosonin.

“A mund të luajnë së bashku Guri e Alijev, sepse duket sikur i prishin punë njëri-tjetrit? Ne do të bëjmë analizën e ndeshjes dhe do të shohim edhe një herë lojën, për të gjetur çfarë nuk shkoi mirë. Futëm dy sulmues të parë, pasi prisnim që Vllaznia të mblidhej në zonë dhe dëshironim të hidhnim shumë topa në zonë për dy sulmuesit.

“Raporti me Gjicin,a mund të ketë një tronditje pas barazimit? Presidenti është mbi të gjithë, ai vendos për gjithçka dhe jam i sigurt që nuk është i kënaqur me paraqitjen dhe rezultatin sot, ashtu si ne. Nëse ka një njeri që duhet të ketë të drejtë të ankohet ndaj nesh është pikërisht presidenti, pasi të gjithë prisnin të fitonim dhe të mos lëshonim terren ndaj Skënderbeut”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online