Gjoka: Ngërçi psikologjik nuk na lejon të fitojmë, goli i Kalesë më shqetëson shumë

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, ka folur në “Gol pas goli” në Supersport, duke evituar ndonjë deklaratë polemizuese për rikthimin në Kukës, ndërsa është ndalur te skuadra e tij. Pika i mjafton Gjokës, që nuk priste më shumë në këtë moment, por goli i dytë i Kukësit është problem për Gjokën.

“Për hir të së vërtetës, mund të merrnim më shumë, shënuam dy gola dhe po luanim shumë mirë, por nuk jemi në momentin psikologjik që të ruajmë avantazhin. Skuadrar është ende jo mirë psikologjikisht, ndaj duhet të gjejë besim te vetja, sepse kemi lojtarë cilësorë brenda. Gabuam te golat e pësuar, por mendoj se është problem psikologjik.

Tërheqja pas në pjesën e dytë? Në pjesën e parë ishim shumë mirë faktikisht, por nuk mendoj se tërhoqëm shumë. Kishim një plan që në fakt nuk na funksionoi në pjesën e dytë, sepse mund të shënonim edhe golin e tretë, por e përsëris që është problem besimi në vetvete dhe qetësie.

Kukësin e njoh mirë, shumë lojtarë i kam stërvitur vet dhe kisha marrë masa, por më shqetëson shumë goli i Kalesë. E kisha porositur skuadrën që të evitonte depërtimet e Kalesë në qendër, do doja të mos pësoja gol në atë mënyrë dhe më ka shqetësuar jo pak.

Gjici vendosi notën 8 për Gjokën? Ne kemi punuar një vit së bashku, nuk dua të bëj polemika. Ka meritë të madhe presidenti për fitimin e titullit dhe i shkojnë atij shumë merita.

Barazimi, sinjal për shkodranët? Po, pa ata nuk ecim dot, janë oksigjen për ne. Shpresoj që rezultati sot t’i bindë se skuadra po mundohet të kthehet në rrugën e duhur dhe lojtarët kanë nevojë për mbështetjen e Shkodrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online