Priti telefonatën e presidentit Gaz Demi deri në “pikat e fundit”, por ajo nuk erdhi, sepse në rast se Mark Juliano s’do të ishte zgjedhur nga Luçiano Moxhi, atëherë trajneri i të kuqve do të ishte Klodian Duro. Kështu, ish trajneri i Luftëtarit, “magjistari” i sezonit të shkuar që jo vetëm se dhjetëfishoi vlerën e grupit, por për pak iu afrua mrekullisë Europa League, e humbur vetëm në 90’ finale të kampionatit, e sheh vetën “të detyruar” të vazhdojë në qytetin e gurtë.
Jo sepse nuk i pëlqen, pasi aty gjeti dashurinë, qetësinë dhe mungesën e presionit, por sepse meritonte një hap më shumë në karrierë. Ishte në mendimet e kuqe si post Starova dhe, për të ndërtuar një ekip “të uritur, një ekip cilësor dhe për të dhënë kontributin e tij. Nuk u përzgjodh. Ndoshta vepruan zëra të jashtëm, ndoshta jo, por mund të rezultojë autogoli i Partizanit. Asnjë paragjykim për Mark Julianon, sigurisht, por Milinkoviç arriti ta njihte kampionatin tonë dhe ishte gati për të synuar diçka më shumë.