“Milano nuk kishte kurrë një mbret, ata kanë….”! Ibrahimoviç “thumbon” sërish Interin në rrjetet sociale

Nga Klaudio Ndreca

Sikur të mos mjaftonte dy golëshi dhe festimi në derbin e djeshëm kundër Interit, Zlatan Ibrahimoviç vazhdon që të prek plagën e zikaltërve. Këtë herë sulmuesi suedez vjen me një tjetër postim që shënjestron “armiqtë e përjetshëm”.

Rreth katër vite kishin që arrinin të mposhtnin Milanin në një ndeshje derbi, duke ia kthyer kuqezinjëve fitoren në një mallkim më vete. Akulli i thye në përballjen e djeshme, ndërsa heroi i “djallit”, Zlatan Ibrahimoviç po vazhdon thumbimet në distancë.

“Milano nuk e kishte kurrë një mbret, ata kanë tani një Zot”. Një mesazh i goditur ky nga sulmuesi suedez që në të njëjtën kohë hedh poshtë gjithë fitoret e Interit në derbi, ndërsa nga ana tjetër tregon edhe njëherë se është Zoti i Milanit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online