“Kam dhënë ndihmën time për De Biazin te Azerbajxhani”, Agolli i bën apel Qeverisë: Reflektoni, ta çojmë futbolli më lart

Sporti vijon të mbetet në harresë në Shqipëri, megjithëse në takimet e fundit mes Ligës dhe Ministrisë së Financave shihen shenja optimizmi. Një apel i madh është bërë ndaj Qeverisë Rama për të kthyer sytë nga futbolli dhe sportet e tjera, me theksin kryesor te Ligji i Sponsorizimeve. Këtë herë është edh eish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli. Mbrojtësi 38-vjeçar ka dhënë aq shumë për fanellën kuqezi, si dhe është një prodhim i kampionatit shqiptar.

Në një intervistë të dhënë për “Telesport”, Agolli i bën apel Qeverisë të miratojë Ligjin për Sponsorizimet dhe të rrisë vëmendjen ndaj sportit. Kjo është e vetma mënyrë për të parë rritje të nivelit të futbollit në vendin tonë. Gjithashtu, as Kombëtarja dhe zgjedhja e De Biazit për të drejtuar stolin e Azerbajxhanit nuk ka shpëtuar nga fokusi i Ansi Agollit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Kombëtarja

Kombëtaren e kam ndjekur dhe shikoj mjaft elemente pozitive te kjo skuadër. Pavarësisht rezultateve të 2 ndeshjeve të fundit ku ndoshta meritonim diçka më shumë, skuadra ka afruar shumë elementë cilësorë, si për shembull Kallaku, i cili për mendimin tim ka një të ardhme mjaft premtuese. Përpos kësaj është një element i dalë 100% nga kamionati shqiptar i futbollit. Apo Kumbulla, një mbrojtës që kërkohej nga gjysma e skuadrave të Serie A në merkato. Një tjetër emër është edhe Broja e disa të tjerë, por sigurisht që këtyre djemve duhet t’u jepet edhe pak kohë. E përgjithshmja është që kemi një të ardhme mjaft premtuese. Thjesht duhet pak kohë që këto lojtarë të talentuar të rriten akoma më shumë nga personaliteti dhe sigurisht të njihen akoma më shumë me njëri-tjetrin në mënyre që gjërat në fushe t’i bëjnë në mënyrë automatike.

De Biazi në stolin e Azerbajxhanit

Sigurisht që kam kontakte me miqtë që kam në Azerbajxhan dhe jam munduar të jap ndihmesën time që skuadra e Azerbajxhanit të marrë De Biasin në skuadër. Kaluan disa vite, por më në fund De Biasi firmosi në Azerbajxhan dhe shpresoj të ketë sa më shumë sukses me këtë skuadër, pse jo ta përsërisë edhe një herë atë që arriti me Kombëtaren shqiptare.

Kërkesat e Ligës Profesioniste

Në çdo aspekt si shtet, kemi qenë dhe jemi mbrapa, mirëpo jemi ende në kohë për të përmirësuar disa gjëra që në pamje janë të vogla, por shumë të rëndësishme për të çuar përpara një sport, që është mjaft i dashur për vendin tonë. Perveçse të arrish në kupat e Europës, të ardhurat në klubet shqiptare janë pothuajse zero. Kjo gjë i bën investitorët në futboll, apo edhe në sporte të tjera të jenë të kursyer e shumë prej tyre edhe të frikësuar për faktin se investimet e tyre do të shkojnë dëm.

E kam hasur personalisht kur kam luajtur edhe vetë te Tirana dhe në një farë mënyrë i mirëkuptoja ato biznesmenë, të cilët kishin probleme me pagesat, por për shumë futbollistë në Shqipëri ajo rrogë është mënyra e vetme e jetesës ndaj dhe apeli im është që qeveria duhet të reflektojë, sepse është një mundësi mjaft e mirë për ta çuar futbollin në Shqipëri në një nivel akoma më të lartë se sa është tani. Siç e thashë më lart, futbolli është sporti më i dashur në Shqipëri nga çdo njeri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online