Merkatoja e Milanit është mbyllur zyrtarisht. Edhe ose duhen edhe disa orë deri në mbylljen e merkatos verore në Serinë A, klubi kuqezi ka publikuar një komunikatë për mediat ku zyrtarizon dy blerjet e fundit, Laksalt dhe Samu Kastijeho, si dhe deklaron mbylljen e merkatos, të paktën për sa u përket blerjeve, sepse mund të ketë ende ndonjë largim.
“Milani komunikon se ka blerë përfundimisht sulmuesin 23-vjeçar Samuel Kastijeho Azuaga “Samu” nga Vijareali dhe mesfushorin 25-vjeçar Diego Sebastian Laksalt Suarez “Diego”. Me blerjen e tyre dhe të mesfushorit Tiemue Bakajoko, Milani mbyll blerjet për këtë verë.
“Ndërkaq, Milani komunikon se Karlos Baka transferohet përfundimisht te Vijareali dhe Xhanluka Lapadula te Xhenoa”, thuhet në komunikatën e Milanit.