Milani do të luajë nesër në Nion të Zvicrës ndeshjen me të rëndësishme të sezonit.
Klubi kuqezi viziton UEFA-n, në një ndeshje të vështirë, ku shpreson që arbitrin ta ketë në favor, ose të paktën neutral.
Janë 5 arbitra, më saktë, pjesëtarë të organit të kontrollit financiar mbi klubet.
UEFA kërkon përjashtimin e Milanit nga kupat e Europës, për shkak të bilancit negativ në vitet e fundit dhe për shkak të pasigurisë financiare që ofron Jonghong Li, pronari aktual i klubit.
Milani mbrohet në tezën se klubi në vetvete është me llogari të pastra dhe bilance transparente, ndërkohë që humbjet në bilanc burojnë nga koha kur klubi ishte ende me pronar tjetër, Silvio Berluskonin, i cili në vitet e fundit vendosi të mos financonte më.
Për momentin situata duket e zymtë për klubin kuqezi, sepse UEFA nuk ka ndërmend të tolerojë, por Milani mendon që tani për apelin në CAS, me urgjencë, për të marrë përgjigje në ditët e para të korrikut.