Lilaj: Shpresoj të shkoj në grupet e Europa League me Gabalan

Mesfushori Sabien Lilaj firmosi para pak ditësh me Gabalan në Azerbajxhan, ku do të luajë dy sezonet e ardhshme. Ai ka folur së fundit për report.az, duke treguar pse zgjodhi të kalonte në këtë kampionat dhe çfarë pret në këto dy sezone me ekipin e ri. Lilaj jep miratimin edhe për ardhjen e mundshme të Xhejmsit te Gabala, që po interesohet për këtë futbollist.

Si arriti Gabala t’iu bëjë pjesë të ekipit?
– UEFA e ka dënuar Skënderbeun, për të cilin luaja, duke e përjashtuar 10 vite nga Europa, kështu që vendosa të largohesha. Mora një ofertë nga Gabala, dëgjova fjalën e tyre dhe më pas vendosa të nënshkruaj një kontratë me këtë klub. Jam shumë i lumtur që kam ardhur këtu. Shpresoj që Gabala të përsëritë sukseset e saj edhe me mua.
Ju ka ndodhur të sfidoni Neftçin
– Po, ka ndodhur rreth 4-5 vite më parë. Kam luajtur në Europa League kundër këtij ekipi.
Para se të vinit në Azerbajxhan, a keni kërkuar informacion rreth vendit tonë nga Ansi Agolli, që luan me Karabakun?
– Jo vetëm nga ai. Gjithashtu, kam mësuar shumë gjëra interesante nga Admir Teli dhe bashkatdhetarët e tjerë. Të gjithë unanimisht kanë vlerësuar qytetin e Bakusë dhe Azerbajxhanin. E gjitha kjo, sigurisht që ka ndikuar në vendimin tim.
E dinit se Gabala i ka reduktuar transferimet? Më parë në ekip kishte shumë lojtarë të huaj, tani preferohen vendasit?
– Jo, nuk kam informacion. Buxheti i klubit nuk hyn tek interesat e mia. Pikëpamjet e mia dhe te klubit në anën financiare kanë qenë në rregull. Ky është futbolli, nuk ka rëndësi sa futbollistë të huaj ke në ekip. Shpresoj të jemi rivalë të denjë për Karabakun dhe të tjerët në luftën për titullin kampion.
Cilat janë pritshmëritë tuaja për Ligën e Europës me Gabalan?
– Është ende e vështirë të thuash diçka përfundimtare për këtë çështje. Do të provojmë të bëjmë më të mirën dhe të përsëritim sukseset e së shkuarës. Kam luajtur në grupet e Ligës së Europës, është një atmosferë krejtësisht ndryshe. Por përpara janë përgatitjet në Slloveni. Duke përfunduar në mënyrë të suksesshme fazën, do të jemi të përgatitur për Ligën e Europës. Jo më pak i rëndësishëm është për ne është kampionati.
Gabala është i interesuar për një lojtar tjetër interesant të Skënderbeut, Xhejms Adenijin. A keni folur me të?
– Jo, nuk kam folur me të. I kam lexuar të gjitha këto në shtyp. Mendoj se, nëse ka diçka reale, ai duhet të më kishte telefonuar dhe të më pyeste për ekipin. Jam pro që ai të vijë, është një sulmues i mirë dhe që mund ta ndihmojë Gabala.
Pse nuk luajtët në ndeshjen e fundit, kishit ndonjë dëmtim?
– Jo, nuk jam i dëmtuar. Isha në fushë në dy ndeshje miqësore të Shqipërisë, pas së cilave kërkova të pushoj. Kam nisur nga dje përgatitjet dhe trajneri vendosi të mos shkoja në ndeshje.
Në ndeshjen testuese Shqipëria u mposht 3-0 nga Kosova, që do të jetë kundërshtar i Azerbajxhanit në Ligën e Kombeve. Opinioni juaj për këtë ekip?
– Kosova është një ekip i ri, me shumë lojtarë të talentuar. Azerbajxhanit do ti sugjeroja të përgatitet me seriozitet, sepse ata janë shumë agresivë, edhe pse janë të rinj në moshë. Për 2-3 vite Kosova do të arrijë lart.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online