Milani thyhet nga Betisi dhe teknologjia, “e bën sefte” Andre Silva

Lajmi i mirë është se shënoi Andre Silva, investimi i madh veror, edhe pse një gol me penallti në miqësore nuk është se do hyjë në histori.

Lajmi i keq është se Milani u mund sot nga Betisi, 2-1, në një miqësore luajtur në Katania.

Shumë tifozë, por edhe shumë nxehtë, mbi 35 gradë. Montela nuk e sheh si prioritet një miqësore të tillë, mes ndeshjeve në Europa League, ndaj hodhi në fushë një formacion miks, pa shumë titullarë.

Luajti kapiteni i ri Bonuçi, pritej me interes Silva, i cili një gol e shënoi në pjesën e parë, por arbitri e anuloi.

Betisi zhbllokoi me një supergol nga Fabian Ruiz në të 67-tën, Andre Silva barazoi në të 75-tën dhe Betisi shënoi në të 90-tën me Sanabrian, i cili transformoi një penallti akorduar me ndihmën e teknologjisë VAR.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online