Milani takohet me superagjentin Mendesh, priten surpriza në merkato
Milani prezantoi dje kroatin Kaliniç dhe administratori i deleguar Fasone deklaroi se merkatoja kuqezi mori fund. Megjithatë, mediat në Itali e Angli raportojnë për të kundërtën.
Drejtuesit kuqezinj janë takuar ditët e fundit me agjentine famshëm Zhorzh Mendesh, ai i Ronaldos e Murinjos, por edhe i Andre Silvës.
Marrëdhëniet e tij me Milanin janë mjaft të mira dhe Milani ka interes për tre lojtarë: Diego Kosta, i cili do të lërë Çelsin, por Atletiko po heziton të paguajë shifrën që do klubi londinez; Renato Sançez, gjithnjë i vendosur të lërë Bajernin; Radamel Falkao, kolumbiani i njohur i Monakos, i cili joshet nga ideja e të luajturit në Itali.
Deri më 31 gusht njëri prej tre lojtarëve të mësipërm pritet të vishet kuqezi.