Hakan Çalhanoglu është zyrtarisht i Milanit. Mesfushori turk ka disa ditë që është praktikisht kuqezi, por natyrisht priteshin testet mjekësore dhe më pas firmat, për të bërë prezantimin zyrtar, që ka ardhur sot.
Mesfushori vjen nga Leverkuzeni, ku ka qenë një pikë kyçe, ndërkohë që Milani ka paguar 20 milionë euro, plus rreth 5 milionë euro bonuse, për ta bërë të vetin.
Vazhdon ringjallja e klubit kuqezi, që me pronarët kinezë po punon në mënyrë të shkëlqyer, sepse deri tani ka blerë emra si mbrojtësit Musakio e Rikardo Rodrigez, mesfushorin Kesie dhe sulmuesin Andre Silva.
Pas firmave dhe prezantimit, mesfushori i famshëm për goditjet e dënimit perfekte deklaroi për Milan TV: “Jam i kënaqur, Milani është një klub i madh dhe vij në një pjacë të rëndësishme. Kush është i preferuari im i së shkuarës? Dashuroj Ronaldinjon, por edhe Maldinin e Gatuzon nga e ardhmja e afërt. Shpresoj të eci në gjurmët e tyre. Falënderoj tifozët, më kanë pritur shumë bukur, jam i lumtur dhe dua të jap më të mirën e mundshme”.