Milani nuk ndalet më, Morata një hap larg!

Spanjolli, zgjedhja e Montelës për sulmin kuqezi dhe “qershia mbi tortë”. Sipas “Marca”, Reali gati të japë dritën jeshile. Bonuçi dhe super investimet kanë bindur ish sulmuesin e Juves. Mbetet oferta zyrtare

Milani nuk ndalet më. Pas dhjetë blerjesh, ka ende kohë, ka ende para dhe ka ende marrëveshje të hapura e objektiva… E kështu, nëse Kaliniç është zgjedhja e katërt për sulmin, presidenti Jonghong Li, nga Kina, ka bërë me dije se surprizat s’kanë mbaruar dhe se po mban premtimin që bëri ditën kur edhe mori “Djallin” nga duart e Berluskonit. Kështu, sipas “Gazzetta dello Sport”, përzgjedhja ka rënë mbi Alvaro Moratën, i hidhëruar nga moskalimi te Mançester Junajtidi, që mori Lukakun nga Evertoni.

“Marca”, ndërkaq, shumë pranë Real Madridit, ka shkruar se pikërisht “galaktikët” s’kanë ndër mend që të mbyllin rrugën e spanjollit, këtë herë, por duhet oferta e duhur. Vlera është 90 milionë euro, por dëshira e lojtarit është të luajë diku tjetër dhe, sipas “Gazzetta”, i ka thënë “po” projektit kuqezi, pasi edhe ka biseduar me Bonuçin dhe ka parë investimet prej 210 milionë eurosh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online