Milani nuk ka më sedër, “San Siro” e vërshëllen!

Benevento kthehet makth për Gatuzon. Pas 2-2 në debutimin e tij, këtë herë e mund përpara tifozëve, me një arritje historike (fitorja e parë në transfertë në Serinë A). Vendos Iemelo

Ku ka humbur Milani i Gatuzos? Duket sikur është rikthyer mbrapa në kohë, pikërisht në atë pasdite në “Vigorito”, ku një gol i Brinjolit me kokë në sekondat e fundit të ndeshjes që kuqezinjtë po fitonin 2-1 prishi debutimin e Gatuzos. Dhe, pikërisht Benevento shkruan historinë e saj, duke marrë suksesin e parë në transfertë në elitën e futbollit italian, shtyrë rënien matematikore nga kategoria dhe shtangur kuqezinjtë në garën e tyre për një vend në Europa League.

Dhe, veç kësaj, Milani i Gatuzos vazhdon të mos fitojë prej gjashtë ndeshjesh (që pas Juventus-Milan 3-1, që është ndjekur nga katër barazime, tre 0-0 me Interin, Sasuolon dhe Napolin, dhe një 1-1 me Torinon). Një humbje që ka peshë specifike dhe që mund të ndikojë edhe moralisht te ekipi.

Skuadra e De Zerbit luan ndeshjen perfekte, duke shënuar me Iemelon në pjesën e parë, teksa kuqezinjtë patën disa raste me Kutronen (i ndalur dy herë nga portieri Puxhioni), Bonaventurën, por sidomos goditën tranversën me Kesin. Në pjesën e dytë, Dabate, i aktivizuar si rezervë, morri dy të verdha shumë shpejt dhe ka ekipin me 10, por edhe pas 7 minuta shtesë, asgjë nuk ndryshoi. Në fund, për të parën herë me Gatuzon në stol, stadiumi “San Siro” vërshëlleu.

Gjimshiti – Sa i përket provës së Berat Gjimshitit në “San Siro”, në tërësi ka qenë e mirë, pasi mbrojtësi i kombëtares, përveç disa gabimeve që mund të kushtonin, duke humbur topin në pjesë delikate të fushës, ka qenë perfekt, duke spastruar zonën më shumë se një herë dhe duke mbuluar rrezen e 16 metrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online