Alegri: Presioni mbi Napolin, të detyruar të fitojnë!

Trajneri bardhezi: Tani nis një mini-kampionat, ku duhet të menaxhojmë 4 pikët e avantazhit, për të cilat do të kisha firmosur me kohë përpara kësaj sfide. Sarri? Nuk jam xheloz, rëndësi kanë rezultatet

Pragmatizmi i Maks Alegrit, në prag të sfidës ndaj Napolit, është nga ato që të lënë me gojën hapur dhe i afrohen sidomos realitetit: “Do të jetë një mbrëmje e bukur futbolli, një ndeshje e rëndësishme, por jo deçizive për ne. Napoli ka vendosur objektiv gjithë sezonin te fitimi i kampionatit, ndaj për ata do të jetë deçizive, ndërsa ne jemi përpara me pikë dhe kemi synuar gjatë gjithë sezonit edhe objektiva të tjerë. Sigurisht, varet më shumë fundi i sezonit: nga nesër (sot) nis një mini-kampionat me pesë ndeshje të cilat duhet të administrojmë ashtu si duhet 4 pikët e avantazhit”.

Qetësia juventine përballë detyrimit dhe ndoshta edhe “domosdoshmërisë” së Insinjes me shokë që të dalin me 3 pikë nga “Allianz Stadium”. Alegri e di këtë gjë dhe thumbon kështu rivalët: “Nuk kanë presionin e Kupës së Italisë, nuk kanë presionin e Champions apo Europa League, atëherë është e drejtë të fitojë Juventusi. Nëse do të jemi më të mirët, do ta mbyllim në krye, ndryshe do të na duhet t’i përgëzojmë për atë që kanë bërë”.

Formacioni – “Dibala ndihet mirë, nuk e kuptoj pse duhet të jetë keq. Luan? Do të vendos vetëm kur të zgjohem… Kam 2-3 dyshime, ndeshja zgjat 100 minuta, kemi ndërrime të rëndësishme që mund të kthejnë ndeshjen. Mund të ndodhë edhe që të zgjedh 4 sulmues, është edhe Kuadrado që ndihet mirë, nga këtu te dita e nesërme do të kalojë shumë ujë poshtë urës… (thënie italiane). Higuain? Ka këto luhatje, është në formë të shkëlqyer, do të jetë i rëndësishëm dhe deçiziv. Pjaniç? Ka rikuperuar dhe do të jetë në fushë edhe ai”.

Diferenca – “Thonë që potenciali teknik i Juventusit është shumë superior ndaj Napolit? Gjërat objektive janë pikët në renditje, dëgjoj shumë të flasin… Dëgjoj dhe zbavitem. Opinioni im? E mbaj për vete. Shkoni te miqtë e mi në Livorno, në kafene… Ato e dinë më mirë. Të dy skuadrat janë duke bërë një sezon të rëndësishëm: Napoli mund ta mbyllë me 96 pikë, ndërsa ne me 100 pikë”.

Sarri – “Nuk jam xheloz për Sarrizmin (filozofinë e Sarrit, te Napoli), ai pas shumë vitesh eksperiencë në kategoritë e ulëta mbërriti aty ku meritonte. Ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Ka modifikuar mënyrën e të luajturit, Hamsik ndërkaq është bërë një mesfushor krahu. Po tregon vlerat e tij, çdo trajner ka objektiv të fitojë dhe rëndësi kanë rezultatet dhe ajo që shkruhet. Në 5 vitet e fundit, Napoli ka ndryshuar një futbollist të vetëm… Një avantazh, ndërsa ne në 4 vitet e fundit kemi ndryshuar shumë me një punë të jashtëzakonshme në merkato, jemi mbrojtur mjaft mirë. Sezonin e shkuar Napoli ishte i pabesueshëm, ashtu si të shkuarat. Për lojë të shprehur dhe rezultate është bërë një realitet me hapa prej gjiganti, futbolli italian duhet të krenohet”.

Barazim? – “A firmos për një avantazh +4 pikë në renditje pas ndeshjes direkte? Firmën e kam hedhur një herë për të mbërritur me këtë avantazh në ndeshjen direkte, mjaft. Juventusi ka pikët që meriton, nuk mund të fitosh gjithmonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online